Meta mbledh "shtabin e fitores": Më 14 Maj, Tirana do të përmbysë regjimin dhe korrupsionin

Meta mbledh "shtabin e fitores": Më 14 Maj, Tirana do të

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral në Tiranë.

Meta shkruan se Tirana udhëheq ndryshimin e madh të zgjedhjeve të 14 Majit që po troket në të gjithë Shqipërinë.

“Me Shtabin e Fitores, ekipin që punon çdo ditë me entuziazëm dhe inspirim derë më derë dhe zemër më zemër që Bashkia e Tiranës t’u rikthehet qytetarëve. 

Tirana udhëheq Ndryshimin e Madh të 14 Majit, që po troket në të gjithë Shqipërinë. 

Strukturat tona, shtabet zgjedhore, në çdo lagje e fshat të Tiranës, janë vënë në funksion të fitores së padiskutueshme të Ndryshimit të madh.

Tirana duhet t’u kthehet njerëzve të saj, prandaj energjia jonë në ditët që kanë mbetur duhet të vijë duke u intensifikuar, derë më derë, rrugë më rrugë, që të shtrëngojmë duart e të lidhim besën me qytetarët për fitoren tonë të përbashkët.

Më 14 Maj, Tirana do të përmbysë regjimin dhe korrupsioni absolut do të zëvendësohet me transparencë absolute." - shkruan Meta.

Me heret Meta publikoi dhe nje video nga takimi i shtabit elektoral ditën e djeshme në Tiranë, ku thekson se Tirana udhëheq ndryshimin e madh të zgjedhjeve të 14 Majit që po troket në të gjithë Shqipërinë.

 

ilir meta zgjedhjet e 14 majit shtabi

EMISIONET