"Skuadra e PS është organizuar..."/ Manastirliu: Organizim i ri territorial, kryeqyteti ndahet në 34 zona

Partia Socialiste ka nisur procesin e riorganizimit dhe rienergjizimit të strukturave të saj në kryeqytet. Në kuadër të këtij procesi, u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Njësisë Administrative nr. 2 në Tiranë dhe prezantimi i ekipit drejtues për këtë njësi.

Në këtë Asamble drejtuesja politike e Tiranës Ogerta Manastirliu prezantoi ekipin drejtues të socialistëve në Njësinë 2, që përbëhet nga Delina Ibrahimaj, Genti Gazheli, Olta Manjani dhe si përforcim nga drejtuesit e qarqeve, Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.

“Organizim i ri i ndarë në 34 blloqe pa humbur lidhjen administrative të vetë njësive duke i mbështetur me kapacitetet më të mira që vetë PS ka në drejtim. 34 zonat do të kenë 34 drejtuesit politikë për çdo bllok dhe njësia nr. 2 ka nevojë të ketë një vëmendje të shtuar sikurse çdo zonë në Tiranë, ndaj për njësinë nr. 2 ne kemi vendosur të kemi një organizim të ri territorial.

Blloku i parë që do të drejtohet nga ministrja e Ekonomisë . Në bllokun e dytë, Olta Manjani, zv/ministre e Ekonomisë dhe Genti Gazheli që gjithashtu ka eksperiencë politike jo vetëm në strukturat e PS. Skuadra e PS së Tiranës është organizuar në territor me një qëllim të vetëm, jo për të qenë më shumë udhëheqës në drejtim, por duke qenë më pranë njerëzve”, tha Manastirliu.

 

EMISIONET