“S’ka forcë që na ndal”/ Maliqi: Pas 36 vitesh, Kuçova kthehet tek qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2026, 17:53

Lefter Maliqi ka shpërndarë një mesazh për qytetarët e Kuçovës në postim në Facebook, duke u shprehur se pas 36 vitesh, Bashkia do të kthehet nën drejtimin e komunitetit.
Ai thekson se nuk ka forcë që mund të ndalë fitoren e tyre, pavarësisht sipas tij pazareve të Rilindjes, dhe se mbrojtja e votës do të bëhet me çdo sakrificë.
Maliqi i bën thirrje qytetarëve për bashkim, kurajo dhe punë në bazë, duke u përgatitur për ndryshimin dhe zhvillimin që pret Bashkia e Kuçovës.

