Shteti digjital, Ramaj: Me sistemin online është dyfishuar ose është trefishuar koha e kthim-përgjigjeve nga Tatimet dhe Kadastra
Ndonëse sistemi i self-care filloi të bëhej funksional për bizneset, sërish subjektet raportojnë probleme.
Po çfarë po ndodh me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)?
Ishte kjo tema e diskutimit në emisionin “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama.
Avokati Redi Ramaj u shpreh se për shumicën e veprimeve online nëpërmjet e-Albania-s ose nëpërmjet sistemeve të tjera online, me Tatimet dhe me Kadastrën, është dyfishuar ose është trefishuar koha e kthim-përgjigjeve të këtyre institucioneve ndaj qytetarit.
“Për sistemin unë kam një praktikë për pjesën e Kadastrës. Më herët dhe disa sisteme online, ne një pjesë jemi avokatë dhe e kemi praktikuar pjesën e dokumentacionit dhe shkëmbimit me institucion shtetëror.
Kam përshtypjen për shumicën e veprimeve online nëpërmjet e-Albania-s ose nëpërmjet sistemeve të tjera online dhe me tatimet dhe me Kadastrën, është dyfishuar ose është trefishuar koha e kthim-përgjigjeve të këtyre institucioneve ndaj qytetarit. Këtë e kemi, e kam me praktikë.
Në të kundërtën, kur shkoje në sportel, çështjen e zgjidhje në një kohë më të shkurtër sesa, pavarësisht se mund të prisje pak, harxhoje pak orë kohë fizike, por pritja ishte më e shkurtër sesa kthimi i përgjigjes, e cila sot është me afate dhe për të kapur afatet 15 ditore, 30 ditore, institucionet i zvarrisin dhe më gjatë dhe të kërkojnë dokumentacion dhe ta shtrijnë në kohë të gjithë përgjigjen që duhet t'i japin qytetarëve dhe mendoj që dixhitalizimi ka sjellë dhe këto efekte duke parë administratën që e aplikon”, u shpreh avokati Ramaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”


