"Banalitet komplet" - Shqipëria në Bordin e Paqes, Mërtiri: Lajm i mirë! Sot ishte demaskimi i fytyrës së vërtetë provinciale i opozitës
Për analistin Ergys Mërtiri pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald trump është një lajm i mirë në vetvete, pasi bëhet fjalë për paqen kudo që ajo ndodhet.
“Marrëdhëniet tona me SHBA-në nuk janë marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Trump, ndaj mendoj s enuk ka ccështje në këtë mes”, u shpreh ndër të tjera analisti Ergys Mërtiri në një intervistë pë "Ora News".
Në vijim Mërtiri theksoi se mes Presidentit dhe vajzës së tij, Rama zgjodhi t’i takojë të dy.
"Opozita shpik fabula idiote si “Rama është “non grata” në Amerikë”, jo se Rama është i preferuar në SHBA, por nuk është situata siç tenton ta shesë në publik opozita.
Seanca e sotme, ishte demaskimi i fytyrës së vërtetë provinciale, ku njëherë bërtet se p[se Rama do shkojë në SHBA, dhe pala tjetër voton për të njëjtën arsye. Banalitet komplet".
Ergys Mërtiri shtoi se PD dhe PS janë bashkë, pasi njëra palë mban në pushtet palën tjetër!
"SPAK në avantazh ligjor dhe diplomatik ndaj politikës", vijoi ai.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN ERGYS MËRTIRI


