"Shpartallimi" i 14 majit, Palokën s'e mbajnë nervat, “kapet” me gazetarët: Berisha nuk largohet!
Demokrati Edi Paloka nuk e shikon përgjegjësinë e humbjes dramatike të zgjedhjeve vendore tek opozita dhe lidershipi i saj, por si gjithmonë, tek mazhoranca e cila sipas tij, vodhi dhe deformoi votat e shqiptarëve.
"Nuk do dorëhiqet njeri, pse të largohet, meqe i vodhi zgjedhjet Rama. Ne e dimë realitetin. Kjo qeveri është . Duhet të amrrim përgjegjësinë për tu përballur me ta.
Ne përballemi me kete realitet, një qeveri që vjedh manipulon, që përdor cdo gjë për të vjedhur votat e shqiptarëve.
Përgjegjësia jonë është të përballemi me këtë realitet, me një qeveri që nuk bën zgjedhje, se këtu nuk ka zgjedhje.
Asnjë hap nuk ka pse të bëjë Berisha pas. Gjithë synimi i tyre është që ta lënë PD të shkalafitet fare. Alibeaj nuk ka pasur asnjë post që të jap doreheqje, e mbaroi misionin, e coi misionin deri në fund", deklaroi nga oborri i Kuvendit Edi Paloka.