Triumfi i PS-së pritet të ndezë Kuvendin/ Deputetët rikthehen në detyrë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit

Deputetët rikthehen në detyrë pas fushatës dhe zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku mazhoranca fitoi 54 bashki në të gjithë vendin.

Pikërisht, “skuqja” e hartës me bashkitë që do të drejtohen nga socialistët dhe mos pranimi i disfatës nga ana tjetër e opozitës pritet të shkaktojnë dhe debate të forta mes palëve në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, aty ku pritet të mbahet seanca e radhës plenare.

Dhe në një kohë që përballja politike të shkaktojë tensione, në sallë do të mungojë kryeministri Edi Rama i cili vijon turin e takimeve në kuadër të punimeve në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Po ashtu, në seancën e sotme, sipas kalendarit të publikuar nga Kuvendi pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Në agjendë, parashikohet shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFË Frankfurt am Main (KFË) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH),

Po ashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana.

zgjedhjet e 14 majit kuvend ani alija mazhorabca

EMISIONET