10 vite burg për incineratorët, reagon avokati: Gjykimi ka kaluar në ekstremitet, ka pasur ndikim politik mbi vendimin

SPAK ka kërkuar10 vite burg për Lefter Kokën, për çështjen e Incerenatori të Elbasanit, i akuzuar për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe avokati i Jonida Zeqos, Saimir Visha, i cili e cilësoi vendimin si skandaloz, dhe se në SPAK janë anashkaluar mijëra denoncime për shpërdorim detyre, po për shkak të presionit politik mbi këtë çështje është marrë ky vendim.

Saimir Visha: "Është rasti i parë që kërkon 10 vite burg. Akuzohen për abuzim me detyrën. Ka shumë qëndrime të ndryshme. Këtu në këtë gjykatë janë gjykuar  më dhjetra të akuzuar, për këtë veprër penale ka kaluar në ekstremitet. Për mendimin tim kjo është skandal. Më qindra çështje i kanë kaluar SPAK-ut për shpërdorim detyre, dhe janë anashkaluar. Kjo ka ndodhur për shkak të presionit poltik. Shpresojmë që prokuroria ta rishikojë çështjen sepse këto vendime janë katërfishuar, dhe janë të padrejta".

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-ministri Koka nëse gjykata do të pranonte pretencën e prokurorisë do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Po ashtu për Alqi Bllakon ka kërkuar 4 vite burg. Sakaq SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe 7 vite për Stela Gugalljan.

EMISIONET