Shoqërimet për protestën, Koti nga Komisariati nr.1: Na dhanë garancinë se do lirohen, do presim
Policia e Tiranës shoqëroi tre protestues, të cilët dyshohet se kanë hedhur kapsolla dhe tymuese para Kuvendit.
Deputetja demokrate, Sorina Koti, e shoqëruar nga Bislim Ahmetaj dhe avokatja Adriana Kalaja u interesuan për ta pranë komisariatit 1 ku ata ndodhen dhe prej aty thanë se dolën me garancinë se do të lirohen.
Koti: Sapo dola nga komisariati numër 1 me garancinë se ata do të lirohen së shpejti, është e drejta kushtetuese e secilit prej nesh për të protestuar.Do presin këtu derisa anëtarët tanë të dalin nga komisariati.
Ahmetaj: Kemi marrë përsipër që çdo i ndaluar në protestat tona që kanë filluar të shtunën që të mbrojmë çdo të ndaluar dhe të shoqëruar që merr pjesë në protestat tona. Do të amnistohen. Jam në monitorim të çdo veprimi që bën policia në dënim dhe cënim të së drejtës për të protestuar. Të shtunën dhe sot policia është sjellë mirë, i bëj thirrje të vazhdojë kështu. Hedhja e tymueseve është e lejuar.
Kalaja: Janë tymuese me ngjyrën e flamurit kombëtar, të PD. Protesta ku shprehet fjala e lirë është ditë gëzimi. në një ditë feste hidhen dhe tymuese dhe fishekzjarre sakohë nuk cënohet jeta e policëve dhe institucionet. Garantoj të gjithë protestuesit në emër të PD që ka ikur koha që protestuesit qëndronin dyerve të komisariateve dhe gjykatave. Do jemi këtu për të gjitha rastet. Policia mos ti agravojë shoqërimet, të enjten do jemi prapë në protestë.
Sali Berisha u la takim mbështetësve të opozitës të enjten, sërish para Kuvendit.