Protesta e opozitës, shoqërohen nga policia 3 persona, pritet sërish tubim të enjten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2023, 19:08
Pas trazirave dhe tensioneve të shumta brenda dhe jashtë kuvendit, duket se protestuesit e opozitës janë larguar nga hyrja e këtij institucione.
Ndërkohë, mësohet se deri më tani janë shoqëruar në polici 3 person, të cilët dyshohet se kanë hedhur kapsolla dhe tymuese.
Policia ka liruar rrugën përballë kuvendit për kalimin e makinave, ndërsa pritet që protesta e radhës të opozitës të jetë ditën e enjte, kur do të ketë sërish kuvend.