Sherri te “Etika”, Boçi: Përjashtimi i 6 deputetëve të PD-së, gjyq politik i PS-së

6 deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike pas mbledhjes së tensionuar në Komisionin e Votimit dhe Etikës në lidhje me përjashtimin e tyre nga seanca e Parlamentit, kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit.

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ndërsa e cilësoi të turpshme sjelljen e socialistëve, theksoi se vendimi i sotëm ishte një gjyq politik i ngjashëm me ata të kohës së komunizmit.

“Ne kemi kërkuar që ky “gjyq politik”, për përjashtimin e tetë deputetëve të PD të zhvillohet i hapur ndaj mediave me qëllim që opinioni publik, zgjedhësit, të dëgjojnë deputetë, argumentet e tyre, për një kërkesë absurde të disa deputetëve të PS, me urdhër politik, në vazhdën e synimeve dhe qëllimeve të Edi Ramës për t’i mbyllur gojën opozitës, në atë përpjekjen që është shfaqur tashmë, të tijën, personale dhe politike për eliminimin e opozitës, të pluralizmit, të flasë së lirë.

E ka bërë me ndërkombëtarët, skandali ka plasur me McGonigal, e ka bërë në vazhdimësi përgjatë këtyre dhjetë viteve me një terror politik të paparë dhe vazhdon ta bëjë në parlament duke kërkuar të fikë zërin e qytetarëve sepse zëri i deputetëve është zëri i qytetarëve.", – tha Boçi.

Para medieve, Boçi zbuloi skemën e kryeministrit të përdorur edhe në këtë rast ndaj deputetëve të opozitës:

“Kemi kërkuar që të respektohet etika dhe rregullorja nga Sekretariati i Etikës dhe i Rregullores, që është bërë antietik, sepse në rregulloren e Kuvendit është e shkruar e zeza mbi të bardhë që në momentin e dorëzimit të kërkesës, kërkesa shqyrtohet për përjashtimin e deputetëve brenda 48 orëve. E ka neni 65/2 dhe kjo pikë e rregullores nuk është respektuar nga ky gjoja Sekretariati i Etikës dhe i Rregullores dhe sipas kësaj rregulloreje, çdo gjë është jashtë procedurës dhe afateve dhe mbledhja nuk duhej të ishte zhvilluar fare e përjashtimi i deputetëve as duhet të mendohej, jo më për t’u futur në argumente që janë qesharakë", tha ai.

Z. Boçi: Kush e vendos të bëhet ky komision?

Luçiano Boçi: E ka vendosur Edi Rama. Me urdhër të Edi Ramës! “Kush e ka vendosur” është zgjidhur tashmë ky rebus. Të gjitha bëhen me urdhra politikë, nëpërmjet telefonit, “bëjeni sot” sepse afati dhjetëditor përfshin përjashtimin e deputetëve brenda dy seancave, seancës së ditës së hënë dhe ditës së enjte. Sepse po të ishte bërë brenda 48 orëve, që i bie nga e enjta -  ditën e hënë, dhjetë ditët ishin pa seancë dhe të gjithë deputetët do të ishin në dy seanca. Është matematikë e Edi Ramës, nga zyrat e tij, që opozitës t’i mungojnë tetë zëra në parlament dhe që opozitës t’i fiket zëri, të eliminohet ajo brenda parlamentit sepse parlamenti normal është ai parlamenti i vdekur që drejtohet në mënyrë politike, që merr vendime kundër interesit politik në favor të klientelës së Edi Ramës, të vetë Ramës, ministrave të tij.

Sherri te “Etika”, Boçi: Përjashtimi i 6 deputetëve

EMISIONET