Shehu: Rama po shpall “Republikën e Kanabisit”! Provokoi shefin e diplomacisë së BE-së

Shehu: Rama po shpall “Republikën e Kanabisit”! Provokoi shefin

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka risjellë në rrjetet sociale fjalën e tij gjatë seancës plenare së të enjtes, ndërsa theksoi se ky parlament ka vrarë pluralizmin.

Në komentin e tij bashkëngjitur voideo-fjalimit, Shehu akuzon se kryeministri Edi Rama po shpall “Republiken e Kanabisit”!

“Rama po shpall “Republikën e Kanabisit”!

Dështimin e “Pasaportave të arta” ai e “kompenson” me Kanabisin. Deklarata e tij për “Kanabisin mjekësor” në prezenceë të Borrel, ishte provokacion!

-Kështu ai kërkon të “legalizojë” grupet kriminale.

-Kërkon të nxisë kultivimin e kanabisit kur sipërfaqja e mbjellë me atë me 2021 ishte 50% më shumë se më 2020-n.

-Kërkon që në prag zgjedhjesh të mashtrojë përsëri fshatarët, të cilëve ju shkatërrua bujqësia e blegtoria, por dhe liria më herët, nga ajo veprtimtari kriminale.

-Kërkon të krijojë një tymnajë ndaj gjendjes katastrofale të vendit.

Kanabisi përdoret në shumicën dërrmuese si “drogë”, për trafiqe!

Në Shqipëri rreth 70% e nxënësve prej 13 vjeç, të qendrave të vogla, tymosin.

Kanabisi krijon dëmtime të thella të intelektit e mund të shpërthejë skizofreninë.

Kanabisi është prekursor i drogave të “forta”, 85% e të shtruarve me mbi dozë në toksikologji e kanë filluar me kanabis.

Përdorimi mjekësor i kanabisit është eksperimental dhe në sasi shumë të vogla.

Është i kufizuar si terapi paliative e tumoreve, në HIV, sklerozën multiple, i përpunuar.

Shqipëria nuk ka kapacitetet për këto kërkime shkencore e as përpunime.

Italia atë sasi të vogël, që përdor për këto qëllime e prodhon nën kontrollin e ushtrisë.

Maqedonia e Veriut dështoi me një projekt të tillë në anën financiare e në transformimin kriminal.

Shqipëria, vendi me institucione të inkriminuara e të korruptuara, me kriminalitet galopant, trafiqe droge, do të zhytej më tej ne “batakun” e krimit kështu.

Imazhi i saj ndërkombetar do të rrënohej më shumë, dhe rruga jonë europiane do të vështirësohej më tepër.

Varfëria e cenimi i demokracisë do të thelloheshin, si në çdo vend ku sundon krimi. Rroftë “Republika e Kanabisit”, sipas Ramës!”, shprehet ligjvënësi demokrat Tritan Shehu.

tritan shehu kanabisi edi rama

EMISIONET