Shalsi: Tropoja kërkon rrugë lidhëse dhe specialistë për spitalin, qytetarët ende detyrohen të udhëtojnë për shërbime mjekësore

Deputeti Shalsi thekson nevojën për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve shëndetësore në Tropojë, duke theksuar rëndësinë e lidhjes rrugore dhe furnizimit me specialistë të spitalit lokal.

"Shumë shkurt do përmend disa gjëra që i konsideroj shumë të rëndësishme për qarkun e Kukësit.

Dua ta nis me Tropojën, që vitet e fundit ka njohur një numër gjithmonë në rritje turistash, edhe falë atyre investimeve që janë bërë dhe falë vizionit të qeverisë.

Por, ndërsa ka marrë udhë pjesa që do të lidhi Lekbibajn, apo Tropojën me Dukagjinin nga Qafa e Agrit, do të doja të sillja në vëmendjen e qeverisë edhe një rrugë po kaq të rëndësishme.

Ndërmarrja, në fakt, është vënë në udhë, por e domosdoshme është që me Dukagjinin të lidhet edhe nëpërmjet qafës së Agrit.

Nga ana tjetër, doja të falenderoja qeverinë, sepse mbas shumë vitesh ka miratuar një fond për spitalin e Tropojës.

Por, duhet të shohim me vëmendje shërbimet që kryhen atje.

Për shembull, Ministrja e Shëndetësisë nuk është, por tropojanët, për të bërë kontrolle për sytë, duhet të shkojnë ose në Gjakovë, ose në Kukës.

Ndaj dua ta sjell në vëmendje qeverisë që shumë faleminderit për fondin që miratuat për spitalin e Tropojës, pas shumë vitesh, por duhet të shihet me vëmendje edhe furnizimi i spitalit me mjekë apo me specialistë të fushës", u shpreh Shalsi.

 

EMISIONET