"Sekti i Rilindjes grabiti Gramshin”, Meta: Gjimnazi u katandis me 400 nxënës. Qytetarët do ta ndëshkojnë me votë

"Sekti i Rilindjes grabiti Gramshin”, Meta: Gjimnazi u katandis me

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se qytetarët e Gramshit do ta ndëshkojnë me votë Rilindjes që sipas tij grabiti pyjet dhe pasuritë ujore të këtij rrethi.

Një ditë pas prezantimit të kandidatit për Bashkinë, Hasim Çekrezi, Meta shkruan se Rilindja e la Gramshin në harresë, mashtroi për ndërtimin e rrugëve dhe e katandisi gjimnazin nga 1100 nxënës para 10 viteve, në vetëm 400 nxënës sot.

"Një mesazh i fortë për Fitoren dhe Ndryshimin nga qytetarët e Gramshit, të bashkuar rreth Hasim Çekrezit dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” .

Ata do të ndëshkojnë me votë "Rilindjen", që e la Gramshin në harresë, që mashtroi për ndërtimin e rrugëve dhe që e katandisi gjimnazin e Gramshit nga 1100 nxënës para 10 viteve, në vetëm 400 nxënës sot.

"Rilindja" e pashpirt edhe pyjet e mrekullueshme ja grabiti Gramshit bashkë me pasuritë ujore të tij. Bashkë Fitojmë!", shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.

ilir meta meta gramsh

EMISIONET