Lutja e Gjokutajt: Zot na jep forcë dhe aftësi që Ramën e Veliajn të mos i ngatërrojmë me Berishën dhe Metën
Avokati i njohur Genç Gjokutaj i cili njehërsh është dhe kandidat për anëtar në Këshillin Bashkiak të Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit ka dalë me një lutje origjinale në këto të fundit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Duke marrë shkas nga mbrëmja e djeshme e cila për kalendarin mysliman ishte dhe Natë Kadri, Gjokutaj në një reagim në rrjetet sociale kërkon ndihmën e Allahut që t’i japë forcë dhe aftësi për të kuptuar që Ramën me Veliajn mos t’i ndërrojmë me Berishën, Metën dhe Belindin!
“O Allah!
Në këtë Natë të Shenjtë Kadri jepna forcën dhe aftësinë për të kuptuar që: të marrin mos ta pranojmë për të mençur; hajdutin mos ta ngatërrojmë me punëtorin; trafikantin mos ta ngatërrojmë me policin; prostitutën mos ta ngatërrojmë me zonjën; regresin mos ta ngatërrojmë me progresin; dhe Ramën me Veliajn mos t’i ndërrojmë me Berishën, Metën dhe Belindin!
Ashtu qoftë! Bashkë Fitojmë!”, shprehet avokati Genc Gjolkutaj.