Rama rrëzon veten dhe "fshin" Veliajn/ Fushata me pemë nuk ngjit, Tirana “bombardohet” nga posterat propagandistikë

Rama rrëzon veten dhe "fshin" Veliajn/ Fushata me pemë nuk

Ende pa nisur fushata, socialistët deklaruan se nuk do të fokusohen në shpenzime të mëdha apo mitingje, pasi një pjesë të buxhetit nga KQZ do të çojnë për mbjellje pemësh.

Por duket se Rama ka harruar keto deklarata te bëra per javë të tëra, duke e mbushur Tiranën plot me postera elektoral, ku bie në sy fakti që në to nuk ekziston askund imazhi i kandidatit të katapultuar në PS nga G99 Erion Veliaj.

Një tjetër detaj që merr vëmendje, është fakti se Rama ka zgjedhur që këtë fushatë ta marrë vetë në dorë, duke vendosur fotografinë e tij, dhe jo të kandidatëve për bashkitë.

Në këto foto të siguruara nga LSA, shihen banerat dhe posterat me sloganin e PS, "Vetëm përpara” dhe imazhin e Ramës.

edi rama rama fushata zgjedhore veliaj postera

EMISIONET