Samiti i lV i Diasporës Shqiptare, ja si do të nisë ceremonia hapëse

Samiti i radhës i Samiti i Diasporës pritet të nisë me një ceremoni simbolike dhe emocionale në Tiranë, ku në skenë do të shfaqen momente historike që pasqyrojnë rrugëtimin e shqiptarëve ndër vite.
Në hapje, një ekran i madh do të prezantojë imazhe arkivore me vlerë historike, duke rikujtuar figurat dhe periudhat kyçe të kombit, ndërsa salla do të mbledhë përfaqësues të diasporës nga vende të ndryshme të botës.
Atmosfera pritet të jetë solemne, me elementë artistikë dhe vizualë që synojnë të forcojnë lidhjen emocionale mes shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

