Saga e zvarritjeve të gjyqeve nga Veliaj/ Cila do të jetë alibia për seancën e sotme në GJKKO?

Saga e zvarritjeve të gjyqeve nga Veliaj/ Cila do të jetë alibia

Ditën e sotme është planifikuar seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliajt.

Prej rreth një viti, kryebashkiaku mbi të cilin rëndojnë 13 akuza të rënda, vazhdon me sagën e zvarritjeve të proceseve gjyqësore duke përdorur strategji të ndryshme duke nisur nga sëmundjet, aksidentet, dosjet, kafazi i xhamit etj., pasi ka frikë të përballet me faktet dhe provat ndaj dhe shmang drejtësinë e vonon procesin.

Strategjia e mbrojtjes së Veliajt ka qenë e larmishme dhe sistematike me skema dhe skenarë që nuk ndalen, por në fakt ato tregojnë se zvarritja e procesit është një strategji, ndoshta dhe frikë, pasi Veliaj dhe avokatët e dinë mirë çfarë provash kanë në dosje.

9 akuza për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim i produkteve të veprës penale, fshehje e pasurisë, futja e sendeve të ndaluara në qeli, janë akuzat që rëndojnë ndaj Veliajt.

Mbi 60 mijë faqe me fakte dhe prova janë dërguar në gjykatë, me të cilat qartësisht nga skemat dhe skenarët që përdor Erion Veliaj ka frikë të përballet.

Saga e zvarritjeve të gjyqeve nga Veliaj/ Cila do të jetë alibia

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës prej një viti ka përdorur justifikime të ndryshme për të mos shkuar në seancat në GJKKO, ndërsa nga ana tjetër kryen prej kohësh me ushtarët e tij mediatikë një sulm agresiv ndaj drejtësisë, SPAK-ut, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Paguhen me qindra mijëra dollarë nga vëllai i tij për raporte kundër drejtësisë, shkruhen me dhjetëra artikuj të paguar kundër drejtësisë nga mediat ndërkombëtare.

Të gjitha paralel me proceset e tij gjyqësore. Ajo që ka ndodhur sa herë Veliaj ka pasur seancë gjyqësore, në mediat e tij, në media ndërkombëtare publikohen artikuj kundër SPAK-ut, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ndërsa prej një viti Veliaj vijon skemat: hiq avokat, vendos avokat, avokatë që sëmuren dhe shumë pretekste të tjera vetëm e vetëm për të mos u zhvilluar procesi gjyqësor normalisht.

Pyetja që lind është cila do të jetë alibia e radhës e Veliajt për të shtyrë seancën e sotme në GJKKO?/ Marre nga CNA.al

EMISIONET