Lita: Internacionalja Socialiste ka bërë lanet Ramën
Gazetari, Lavdrim Lita i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Internacionalja Socialiste ka bërë lanet Edi Ramën
Lita: Është aksesim i një podiumi shumë të rëndësishëm në nivel europian të partive konservatore popullore europiane ku PD mungonte prej disa vitesh për shkak të asaj luftë të brendshme.
Aksesimi do të thotë edhe denoncimi, ekspozimi i të gjitha problematikave para zgjedhore në mes të fushatës dhe mendoj se do ketë edhe pas fushatës edhe pas zgjedhjeve.
E rëndësishme është që PD sot di se ku të adresohet, kujt ti flasi për problemet që ka opozita në vendin tonë.
Ka një vështirësi për të pasur një akses në podiumet e tjera shumë më të rëndësishme se kjo e PPE pra në SHBA e Britani për shkak të sanksionimeve.
Nëse do realizohet çarja e kësaj bllokadës se fundit pra të SHBA, do themi që kemi një rikthim të plotë të urave të komunikimit të PD me arenën ndërkombëtare.
Edi Rama ka një kurs përplasjeje me partinë socialiste europiane. Partia socialiste europiane nuk e do Edi Ramën.
E ka bërë lanet dhe e ka përjashtuar.