''Ka kaluar një sërë fazash'', Myzyraj: Rezoluta e PPE për Shqipërinë nuk është rezolutë ''kullerash''

Gazetari, Isa Myzyraj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se rezoluta e Partive Popullore Evropiane për Shqipërinë ka kluar një sërë fazash.

Myzyraj: PD ka qenë propozuese e rezolutës që u miratua ditën e sotme në kongresin e Partive Popullore Europiane, por ç’rëndësi ka tek e fundit pasi edhe si procedurë dikush duhet ta propozojë atë.

Rezoluta duhet të kuptojmë se ka kaluar një sërë fazash, pra ne nuk e dimë se çfarë ka pasur drafti I parë deri sa është arritur tek drafti final.

Për tu marrë me faktet të gjitha partitë popullore evropiane kanë miratuar në mënyrë unanime rezolutën e paraqitur dhe propozuar fillimisht nga PD.

Nuk është një rezolutë ‘’kullerash’’, periferik pra është një rezolutë që Partitë Popullore Evropiane janë pothuajse gjysmën e Evropës në pushtet. Pra janë zëra të rëndësishëm.

EMISIONET