REFORMAT PËR FONDET E RRITJES/ Shqipëria dorëzon raportin e tretë në KE, synon përfitimin e 215.4 milionë eurove

Shqipëria ka dorëzuar pranë Komisionit Evropian ciklin e tretë të raportimit për reformat që lidhen me përfitimin e fondeve nga Faciliteti për Reforma dhe Rritje.

Përmes këtij mekanizmi, vendi mund të përfitojë deri në 922 milionë euro në grante dhe hua me kushte të favorshme për periudhën 2024–2027. Disbursimi i fondeve kushtëzohet drejtpërdrejt me përmbushjen e masave të parashikuara në Agjendën e Reformave.

Raportimi përfshin 38 masa, të ndara në pesë fusha kryesore: mjedisi i biznesit, kapitali njerëzor, digjitalizimi, energjia dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe shteti i së drejtës.

Në komponentin e parë janë përfshirë 18 masa të reja, me afat zbatimi nga qershori deri në dhjetor 2026.

REFORMAT PËR FONDET E RRITJES/ Shqipëria dorëzon raportin e

Sipas SASPAC, janë përmbushur 14 nga 17 hapat e planifikuar për qershorin, ose 82.4% e tyre. Katër hapa të tjerë, të parashikuar për dhjetorin, raportohen të realizuar përpara afatit.

Komponenti i dytë përfshin 20 hapa konsolidues, që lidhen me thellimin dhe përmbylljen e reformave të nisura më herët.

Për periudhën shtesë të qershorit janë përmbushur të 10 hapat e planifikuar, ndërsa edhe 10 hapa të tjerë, të parashikuar për dhjetorin, raportohen të realizuar.

REFORMAT PËR FONDET E RRITJES/ Shqipëria dorëzon raportin e

Nëse këto masa vlerësohen pozitivisht nga Komisioni Evropian, Shqipëria mund të përfitojë deri në 215.4 milionë euro.

Prej tyre, 100.2 milionë euro do të kalojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, ndërsa 115.2 milionë euro do të përdoren për financimin e investimeve strategjike.

EMISIONET