Të paktën 11 viktima dhe 20 të pl*gosur pas zjarrit në një jetimore në Algjeri

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një zjarr që shpërtheu në një jetimore në lindje të kryeqytetit algjerian, Algjer, njoftoi sot një zyrtar i shërbimit të mbrojtjes civile.
Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një jetimore në zonën Mohammadia të Algjerit.
“Ekipet e zjarrfikësve kanë vijuar përpjekjet për shuarjen e flakëve”, tha Karim Ben Fahsi, zëdhënësi i Shërbimit Algjerian të Mbrojtjes Civile.
Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur. Më herët, Shërbimi i Mbrojtjes Civile njoftoi se ekipet e shpëtimit kishin evakuuar pesë persona me nevoja të veçanta nga godina dhe i kishin dërguar në një vend të sigurt.

