RECETA E BASHKIMIT TË OPOZITËS/ Ruci: Forumi i Dialogut Politik, zgjidhje për atë që nuk e bëjnë partitë

Këtë të hënë një grup intelektualësh prezantuan një nismë për bashkimin e forcave opozitare dhe krijimin e një fronti të përbashkët politik.

Forumi i Dialogut Politik njoftoi se do të zhvillojë takime dhe një tryezë me partitë opozitare për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi.

Por çfarë është kjo nismë?

Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma.

Njëri prej përfaqësuesve të këtij Forumi, pedagogu Hektor Ruci, u shpreh se fragmentarizmi i opozitës është një semundje e gjatë e këtij vendi që herë pas here mundohemi ta kurojmë me mënyra të ndryshme.

“Me gjithçka ka ndodhur në këtë vend është e vështirë të krijosh një koncept besimi tek njerëzit dhe sidomos kur këta njerëz janë të përfshirë në lëvizje politike.

Parimi i këtij Forumi është shumë i thjeshtë, atë që partitë politike nuk e bëjnë dot me njëra-tjetrën ofrohet ta bëjë një grup njerëzish që janë të pavarur dhe të palineuar me asnjërin prej këtyre grupimeve.

Ne nuk jemi të ngjashëm me ta, as në formë dhe as në substancë.

Historia ka treguar në këtë vend, ku palë të treta që janë më të larguara kanë më shumë mundësi për të bërë të mundur bashkimin, apo për t;’i sjellë në një tryezë të përbashkët.

Nuk kërkojmë të formojmë një grupim të pandashëm në këtë vend, por thjesht duam që këta palë politike t’i ulim bashkë në një tryezë dhe për të diskutuar gjëra për të cilat kanë nevojë të gjitha palët”, u shpreh ndër të tjera, pedagogu Hektor Ruci.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET