QEVERIA “E PRANVERËS”/ Kryeministri i paraqet presidentit propozimet për 7 ndryshime
Kryeministri Edi Rama pritet të takojë sot në Pallatin e Brigadave në orën 11:00 Presidentin Bajram Begaj.
Takimi vjen kur vetëm pak ditë më parë Rama njoftoi ndryshime në qeveri, ndërsa pritet sot që ndryshimet t’ia dorëzojë kreut të shtetit.
Belinda Balluku largohet nga detyra dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi, i cili merr postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Albana Koçiu zëvendëson Belinda Ballukun në detyrën si zv/kryeministre.
Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, duke zëvendësuar Albana Koçiun.
Toni Gogu merr postin e Ministrit të Drejtësisë, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.
Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa nga detyra largohet Elisa Spiropali.
Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun.
Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.


