Tërhiqet” Vuçiç, Rama mbron Kurtin: Nuk bëri tradhëti, i nxis dy vendet drejt marrëveshjes

Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk heq dorë nga kushtetuta e Serbisë një ditë pas takimit me albin kurtin në bruksel. Ndërkohë që ai e sheh Kosovën si pjesë e serbisë, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar qëndrimin e mbajtur nga Albin Kurti dhe ka nxitur të dyja vendet për zbatimin sa më të shpejtë të marrëveshjes për normalizimin e mardhënieve.

Tërhiqet” Vuçiç, Rama mbron Kurtin: Nuk bëri

Një ditë pas takimit në bruksel me albin kurtin, në pranie dhe të zyrtarëve të Bashkimit europian, presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua publikut me një video mesazh ku thotë se do ti përmbahet betimit dhe kushtetutës së Serbisë.

Në videon me titull "Ne do t'i mundim ata, Serbia do të fitojë", presidenti serb thotë se bisedimet ishin një luftë në kushte të vështira.

"Unë po analizoj atë që ndodhi. Ne luftuam në kushte të vështira dhe luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë. Dhe ne e mbajmë betimin dhe Kushtetutën e Serbisë, të Kosovës dhe Metohisë si pjesë e Serbisë”. Për ne nuk ka Serbi tjetër, ne kemi vetëm një atdhe, do ta mbrojmë ate"

Në një reagim për takimin në Bruksel, kryeministri shqiptar Edi Rama vlerëson rolin e Albin Kurtit dhe shpreh mbështetjen ndaj tij.

"Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke u hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes," tha ai.

Sipas Ramës, ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe të gjitha palët e përfshira duhet të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë.

"Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën. Paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e të dy palëve për Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbis," tha ai.

Hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin duket se është zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve në një periudhë të shkurtër kohore. Propozimi, që iu dorëzua palëve shtatorin e vitit të kaluar, u pranua gjatë takimit të 27 shkurtit mes Kurti, dhe Vuçiçit, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë.  

Përparimi drejt zbatimit të propozimit, sipas bllokut evropian, do të bëhet përmesvizitave zyrtare që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

BE-ja pret që puna për zbatimin e marrëveshjes të finalizohet para takimit të radhës të Këshillit Evropian, që mbahet më 23-24 mars. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka thënë se Kurti dhe Vuçiç e pranuan propozimin evropian dhe u pajtuan se nuk ka nevojë për bisedime të mëtejme.

EMISIONET