Rama: Pezullimi i ministrave, i papranueshëm, do ta refuzojmë! Rasti i Ballukut është një tjetër çështje, ia kam rezufuar 3 herë dorëheqjen

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë pas pezullimit të një anëtari të kabinetit qeveritar, duke e cilësuar aktin si "skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm", si dhe një precedent të rrezikshëm që cenon themelet e ndarjes së pushteteve në vend.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë argumentoi se ky vendim nuk godet individin, i cili prezumohet i pafajshëm, por paralizon funksionin dhe institucionin që ai drejton.

Sipas tij, pezullimi i një ministri e bën të pamundur që ministria përkatëse të propozojë akte në Këshillin e Ministrave, duke e lënë atë pa përfaqësuesin e ngarkuar sipas Kushtetutës.

"Nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi, pezullohet puna e një institucioni," theksoi ai.

Kryeministri e përshkroi debatin si "absurd", duke pretenduar se boshllëku nuk qëndron në ligj, por në "trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim bazuar në frymën e Kushtetutës". Ai ia atribuoi këtë situatë një kulture të dobët demokratike dhe një vendimmarrjeje të bazuar në "arsye politike dhe nevoja për ekuilibra" në vend të arsyes kushtetuese.

Një nga pikat më të forta të argumentit ishte fakti se një rast i tillë është i paprecedentë në historinë e demokracive europiane. "Nuk ekziston asnjë rast i vetëm në Europë ku të jetë pezulluar një anëtar i qeverisë nga një prokuror dhe një gjykatës," deklaroi ai, duke shtuar se ky akt përbën një anomali në rrafshin ndërkombëtar.

Në një analizë më të gjerë, kryeministri theksoi se jo vetëm pushteti gjyqësor, por edhe ai legjislativ dhe ekzekutiv janë të pavarur. Vendimet e ekzekutivit, sipas tij, janë sovrane dhe nuk mund të vihen në diskutim nga një prokuror apo gjykatës, për sa kohë ato nuk burojnë nga qëllime të pashpallura dhe të paligjshme. Ai paralajmëroi se mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje i bën të gjithë zyrtarët vulnerabël ndaj pezullimeve, duke krijuar një situatë ku "kufiri ndarës midis pushteteve të jetë si ato gardhet me një vrimë ku hyjnë e dalin qentë dhe minjtë".

Në mbyllje, u shpreh shqetësimi se kjo praktikë po kthehet në një normë, duke përfshirë jo vetëm anëtarë të qeverisë, por edhe drejtues të shumtë të agjencive shtetërore, të cilët janë pezulluar pa arsye të qarta. Kjo situatë, sipas tij, po shkakton një paralizë institucionale dhe minon seriozisht parimin e pavarësisë dhe balancës mes pushteteve, i cili është gur themeli i shtetit demokratik.

Rama theksoi se rasti konkret i Belinda Ballukut është një tjetër çështje,

"Ia kam rezufuar 3 herë dorëheqjen", shtoi Rama.

PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA

Rama: Pezullimi i ministrave, i papranueshëm, do ta refuzojmë! Rasti i

U tha këtu nga Taulanti edhe nga Ulsiu, mos gabojmë, por edhe e kam dëgjuar nga të tjerë që ka një boshllëk.

Unë mendoj që boshllëku është në trutë e atyre që ëh, nuk i dhanë drejtim bazuar në frymën e Kushtetutës dhe bazuar në modelin demokratik të ndarjes së pushteteve, jo në të gjithë Evropën, por në të gjithë planetin.

Dhe natyrisht, kur them boshllëkun në trutë e atyre që nuk i dhanë drejtim, kam parasysh jo persona të veçantë, por kam parasysh kulturën e dobët demokratike dhe të shtetit ligjor që ka Shqipëria për shkak të traditës së vet.

Sepse nuk është nevoja të jetë çdo gjë e shkruar në gërmën e ligjit, nëse në frymën dhe gërmën e Kushtetutës janë të qarta orientimet për të gjithë ata që jetojnë nën atë kushtetutë.

Dhe faktikisht, ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm pezullimin nga një prokuror dhe një gjykatës në një ëh, seancë paraprake, pa filluar akoma as gjyqi, për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cënon personin, i cili prezumohet që është në një proces hetimi. Pezullimi cënon funksionin.

Dhe të gjithë, të gjitha ato funksione që solli ëh, në vëmendjen tuaj, kryetari i Komisionit të ligjeve si pjesë e ëh, këtij grupi nismëtar për këtë ndryshim, janë funksione të cilat nuk ushtrohen dot pa personin.

Pra, në momentin kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi, pezullohet puna e një institucioni. Mjafton t'ju sjell këtu një nga momentet që pasojnë, që ajo ministri nuk ka më kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave, sepse nuk përfaqësohet nga personi i ngarkuar si përfaqësues i vullnetit të Kushtetues.

Kaq duhet të mjaftonte për ta mbyllur këtë debat absurd dhe për të mos u hedhur 100 veta pas një budallai që hedh një gur në lumë. Por ja që nuk ndodhi kjo. Nuk mjaftoi fakti që nuk ekziston asnjë rast i vetëm në Europë, në historinë e demokracisë, një i vetëm, ku të jetë pezulluar një anëtar i qeverisë nga një prokuror dhe një gjykatës.

Nuk mjaftoi fakti që nuk ka ndodhur asnjëherë një i vetëm rast dhe e them këtë me përgjegjësi të plotë, sepse i kemi parë ëh, rreth e rrotull globit të sistemeve dhe vendeve demokratike, që të jetë pezulluar një anëtar kabineti për t'i dhënë drejtim këtij procesi.

Por në vend që të merret një vendim ëh, i bazuar në arsyen kushtetuese, merret një vendim i bazuar në arsyet politike dhe në nevojat e brendshme të njërit e të tjetrit për të mbajtur ekuilibra politikë.

Dhe këtu duhet të theksoj diçka që nuk është thjesht në Shqipëri, është edhe në vende më të zhvilluara se Shqipëria, që ne kemi anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë që nuk kanë dhënë kurrë, kurrë, kurrë një vendim të vetëm që të jetë një vendim ëh, në anën e qeverisë. Tani, vijmë tek mos-vendimi.

Çfarë bën mos-vendimi? Mos-vendimi bën që çdonjëra, çdonjëra nga ato figura që u përmendën në relacion, të jetë vulnerabël ndaj pezullimit.

Dhe nga ana tjetër që kufiri ndarës midis pushteteve të jetë si ato gardhet me një vrimë ku hyjnë e dalin qentë dhe minjtë. Këtë bën kjo. Dhe ne këtë nuk mund ta lejojmë.

Shumë e thjeshtë. Dhe kjo nuk ka lidhje fare me asnjë cënim të të drejtave që i jep pushteti gjyqësor, pavarësia që i kemi dhënë ne me vullnetin tonë të lirë dhe të pa dhe të pa ëh, diskutueshëm pas 100 vjetësh.

Dhe që patjetër vazhdojmë ta garantojmë ne dhe do të vazhdojmë ta garantojmë deri kur të bëhet një pavarësi e pakthyeshme nga askush.

Dhe vendosja e këtij kufiri është shumë e rëndësishme për të përcaktuar edhe një ndarje tjetër që e vë re me keqardhje, nuk ekziston në mendjen e shumëkujt.

Po pse vetëm pushteti gjyqësor është i pavarur në Shqipëri? Të tjerët janë të gjithë të varur nga pushteti gjyqësor? Jo, Kushtetuta e thotë ndryshe. Kushtetuta thotë, ka tre pushtete të pavarura, që do të thotë, përveç gjyqësorit, është edhe legjislativi, edhe ekzekutivi. Tani, për çfarë jemi të pavarur ne në raport me gjyqësorin? Dhe ku gjyqësori nuk duhet ta imagjinojë se mund të hyjë në territorin tonë?

Kur them tonë, kam parasysh ne sot, të tjerët nesër, mbas nesh, por kam parasysh pushtetin legjislativ dhe pushtetin ekzekutiv që buron nga i pari, por që është i pavarur edhe ky nga i pari. Ne jemi të pavarur në të drejtën për të marrë vendime.

Vendimet tona janë sovrane dhe nuk ka prokuror dhe nuk ka gjykatës që t'i vëri në diskutim dot, për sa kohë janë vendime të cilat nuk burojnë nga qëllime të pashpallura.

Dhe ai pushtet i pavarur prej nesh, është pikërisht për të vëzhguar nëse vendimet tona janë vendime të cilat burojnë vetëm nga qëllimet e shpallura.

Për të vëzhguar bazuar mbi prova dhe mbi fakte. Jo për të vigjëluar bazuar në vënien në dyshim të çdo vendimi dhe në marrjen e vendimit të pezullimeve si të ishin simite njerëzit që pezullohen.

Dhe këtu nuk kam fare parasysh rastin konkret të qeverisë, kam parasysh një sërë drejtuesish të agjencive shtetërore që janë pezulluar pa asnjë arsye, duke bërë pezullimin e institucionit psikologjikisht në këtë rast, jo se nuk zëvendësohet dot drejtuesi, sepse drejtuesit janë pezulluar, janë zëvendësuar, por kjo histori...

EMISIONET