Rama: Nuk duam t’ju vëmë gjoba se nuk deklaroni pagat, jemi në kohën e një luftë për mish njeriu

Nga një takime me bizneset në Durrës, kryeministri Rama u shpreh se është kollaj për të vendosur gjoba për ata që nuk deklarojnë pagat.

Ai tha se vendet e tjera , sidomos në Perëndim janë duke vuajtur për fuqi punëtore dhe vendin ynë është në fazën ku nuk duhet ta humbasë këtë fuqi punëtore.

Rama shtoi se po rritet alarmi për mos përmbushjen e vendeve të punës me krahë pune se nuk ka më në Gjermani aq të rinj sa i duhen ekonomisë gjermane për të vijuar ajo që është.

Rama: Është kollaj të vëmë gjoba po është rrugë ë shkurtër që na nxjerr më gjatë, por rrugë më e gjatë, por që na del më shkurt është strategjia që duhet të mësojnë vetë sipërmarrësit. Merreni si detyrë patriotike këtë. Jemi në kohën e një luftë për mish njeriu. Vendet e zhvilluara do bëjnë çmos të thithin sa më shumë njerëz, nuk ka ku ti gjejnë, ata nuk lindin më. Ne duhet që patjetër të mos humbim më tepër madje edhe t’i kthejmë ata që kanë ikur këtu. Sot nuk jemi në fazën që u themi shqiptarëve që janë jashtë “hajde kthehuni ore”.

Po rritet alarmi për mos përmbushjen e vendeve të punës me krahë pune se nuk ka më në Gjermani aq të rinj sa i duhen ekonomisë gjermane për të vijuar ajo që është. Kjo është problematika e të gjitha vendeve që do shpërthejë fare. Gara për të tërhequr krahë pune në anën tënde do jetë gara e çdo vendi. Gjermania po rend prej kohësh që të ketë sa më shumë dhe i duhen miliona, jo disa dhjetëra mijëra që nuk ia jep më dot procesi i lindjeve brenda.

EMISIONET