Rama flet para trupave të "Defender Europe 2023": Shqipëria më lart se kurrë në respektin ndërkombëtar
Ushtarakë të SHBA, Shqipërisë dhe shteteve të tjerë anëtarë të NATO – s u bën bashkë në sheshin nënë tereza në tiranë për nisjen e stërvitjes defender 2023.
Presidenti Bajram Begaj në përshëndetjen e tij theksoi angazhimin e shqipërisë në pritjen e efektivvë dhe mjeteve, por dhe angazhimin konkret kundër rusisë
"Situata e sigurisë është bërë tejet më komplekse. Këto ndryshime kanë efekte të ndjeshme edhe në rajonin tonë të brishtë, të Ballkanit Perëndimor, ku aktorë dashakeqës, që nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne, përpiqen të zgjerojnë influencat e tyre," tha ai.
Madje Begaj është shpresë plotë se në stërvitjen e ardhshme panorama gjeopolitike do të jetë ndryshe.
"Për Defender Europe 2025 uroj vetëm që situata globale e sigurisë të jetë më e qetë," tha ai.
Për ambasadoren e SHBA Yuri Kim, vetë prezenca e ushtrisë së NATO-s, flet shumë për ndryshimet në Shqipëri.
Madje ajo solli në vëmendje heroin kombëtar Skënderbeun kur dha mesazhin për luftën në Ukrainë.
" Nuk mund të mos kujtoj fjalët e Skënderbeut, heroit shqiptar, por dhe timit; bashkimi bën fuqi," tha ajo.
Për kryeministrin Edi Rama, Shqipëria do të kthehet në një pikë kyçe për NATO-n.
"Me aeroportin e Kuçovës i cili sëshpejti do të jetë në fundkionim si një bazë e re operacionale e NATO. Shpresojmë shumë dhe me portin që do të ketë të njëjtin komponent për të bërë të jjëtën gjë si aeroporti duke funksionuar si një tjetër bazë e NATO për forcat detare," tha ai.
Në Defender 2023 marrin pjesë rreth 25 mijë ushtarakë, ku qëllimi do të jetë reagimi i menjëhershëm por dhe forca goditëse në distanca të largëta.
Kjo stërvitje na kujton se pavarësisht gjuhës që flasim dhe flamurit që përfaqësojmë, jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me ato vlera dhe parime që janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh dhe prandaj të gjithë jemi të imponuar nga historia dhe ardhmëria jonë që të funksionojmë në unitet të plotë.”, tha Rama.