Rama e shkarkon Bendon nga drejtimi i SHISH, e punëson si këshilltar për një reformë sigurie

Rama e shkarkon Bendon nga drejtimi i SHISH, e punëson si këshilltar

Kryeministri Edi Rama bën me dije të ardhmen e Helidon Bendos, pas shkarkimit të tij nga detyra e kreut të Shërbimit Informativ.

Përmes rrjeteve sociale, Rama shprehet se Bendo do të angazhohet në vijim si këshilltar i tij për reformën e institucioneve të sigurisë, që ende nuk është shpallur ende.

“Me Helidon Bendon, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkruan kryeministri Rama në reagimin e tij.

Rama e shkarkon Bendon nga drejtimi i SHISH, e punëson si këshilltar

EMISIONET