Rama drejt Washingtonit, do jetë i pranishëm në Bordin e Paqes me ftesë të Trump

Rama drejt Washingtonit, do jetë i pranishëm në Bordin e Paqes me

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të amerikës ku do të përfaqësojë Shqipërinë si vend anëtar themelues në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, organizatës, se ideuar dhe drejtuar nga presidenti Donald Trump. Takimi do të mbahet më datë 19 shkurt në Uashington.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali sqaroi përmbyllje të Ministerialit të Tiranës për Korridorin VIII, sqaroi se në këtë fazë të organizatës, vendi ynë nuk ka asnjë detyrim financiar.

Por Shqipëria është agazhuar për të përfshirë t’u përfshirë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, që pritet të zyrtarizohet në vijim të zbatimit të planit me 20 pika të presidentit të SHBA për ti dhënë fund luftës dhe rindërtimin e territorit palestinez.

Shefja e diplomacisë shqiptare shtoi se Bordi i Paqes nuk është një projekt alternativ ndaj Bashkimit Europian, i cili mbetet objektivi madhor dhe prioriteti strategjik i Shqipërisë, por një mekanizëm komplementar ku vendi ynë mund të japë kontributin e vet.

Shqipëria u bë pjesë e Bordit të Paqes me ftesë të presidentit të SHBA, Donald Trump, dhe përfshirja në nismën e kreut të Shtëpisë së Baardhë u ratifikua me consensus politik në kuvend. Megjithatë demokrattë kundërshtuan përcaktimin e kryeministrit Rama si përfaqësues të Shqipërisë në Bordin e Paqes.

EMISIONET