PS dhe PD e Bashës nisin diskutimet për “Zgjedhoren”, Baçi: Komisioni po i jep kuptim tradhtisë ndaj demokratëve dhe opozitës së vërtetë

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur mbledhjen online për të diskutuar mbi procesin, pas dy dështimeve që ai të mblidhej fizikisht, si pasojë e bllokimit të tyre nga opozita.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë anëtarët socialistë dhe demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha.

Kujtojmë se mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore u bllokua edhe të premten e kaluar nga deputetët e Rithemelimit. Grupi Bardhi-Berisha kërkon ndryshimin e përbërjes së komisionit, ku në vend të Alibeajt kërkojnë të vendosin bashkëkryetar Oerd Bylykbashin e Rithemelimit. PD u shtriu dje dorën e bashkëpunimit që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft, ndërsa grupi Bardhi-Berisha i dërgoi dje letër Kuvendit ku kërkon sërish ndryshimin e përbërjes së Komisionit.

Lidhur me këtë zhvillim të kësaj të premte, deputeti demokrat Luan Baçi në një intervistë për “Ora News”, u shpreh se ky komision po i jep kuptim kësaj tradhtie dhe këtij skenari të mazhorancës për ta eliminuar me çdo formë dhe mjet të opozitës reale.

luan baçi anila zyberaj

EMISIONET