Mblidhet online Komisioni, PS dhe PD e Bashës nisin diskutimet për Reformën Zgjedhore

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur mbledhjen online për të diskutuar mbi procesin.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë Klodilda Bushka, Erilda Bano, Etilda Gjonaj, Kreshnik Çollaku, Indrit Sefa, Ermonela Felaj dhe Enkelejd Alibeaj.

Kujtojmë se mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore u bllokua edhe të premten e kaluar nga deputetët e Rithemelimit. Grupi Bardhi-Berisha kërkon ndryshimin e përbërjes së komisionit, ku në vend të Alibeajt kërkojnë të vendosin bashkëkryetar Oerd Bylykbashin e Rithemelimit.

PD u shtriu dje dorën e bashkëpunimit që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft, ndërsa grupi Bardhi-Berisha i dërgoi dje letër Kuvendit ku kërkon sërish ndryshimin e përbërjes së Komisionit.

Demokrati Enkelejd, Alibeaj, ka folur në nisje të punës së këtij organi.

Alibeaj iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ku i kërkoi të garantojë kushtet, që komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore të zhvillohet me prezencë fizike.

“Duhet të jemi të drejtë dhe të sinqertë me ecurinë e komisionit dhe ngjarjet e fundit. Thërijë ime, siç ishte edhe një javë ë parë, i adresohet zonjës Nikolla, në cilësinë e kryetares së Kuvendit që të garantojë zhvillimin normal të veprimtarisë normale të veprimtarisë së këtij Komisioni.

Nga ana ime do jetë kërkesa sistematike dhe insistuese, që nga ana e autoritete, që të garantojë zhvillimin aktiv dhe fizik të veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e PD i qëndrojmë asaj, që mbledhjet e komisioneve, jo vetëm e këtij, por të gjitha komisionet të jenë me prani fizike”, tha ai.

EMISIONET