“Protesta me xhiro në Bulevard nuk ia vlen”, Berisha-qytetarit: Mos krahaso të pakrahasueshmen
Gjatë një bisede që zhvilloi në rrjetet sociale me qytetarët, kreu i PD, Sali Berisha, iu përgjigj kritikave të një qytetari, i cili i cilësoi protestat e Partisë Demokratike si shëtitje pa efekt dhe pa përfitim për opozitën.
Në reagimin e tij, Berisha u shpreh se protestat kanë pasur rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin e opinionit publik dhe në informimin e faktorëve ndërkombëtarë për situatën politike në vend.
Ai theksoi se përmes këtyre protestave, sipas tij, është bërë e njohur në arenën ndërkombëtare pakënaqësia e qytetarëve ndaj korrupsionit dhe qeverisjes.
Sali Berisha: Ti je dëshmitar i përpjekjeve më të paimagjinueshme që u bënë që opozitën ta ontrollonte Edi Rama, që Shqipëria të mos kishte një oppozitë të vërtetë. Je dëshmitar i kalvarit që kaloi PD vetëm për të qenë opozitë e vërtetë e shqiptarëve dhe ata e realizuan këtë. Së dyti, ju mund të thoni se PD duhet të rinovohet. E drejtë. Mbi 40% e listës së deputetëve është e rinovuar. Propaganda është njëra anë, realiteti është ana tjetër.
Nëse sheh narkoqeverinë, ju siguroj se në PD vetëm një personalitet i saj ka të gjithë ekspertizën që ka organizata kriminale e Edi Ramës e marrë së bashku. PD ka personalitete të pakrahasueshme në krahasim me këtë qeveri injorantësh që vjedhin nga mëngjesi e deri në darkëë. Ministrat nuk dalin në studio televizive, nuk marrin pyetje nga gazetarët. Recitojnë ato që thotë Edi Rama.
I dashur student, nuk duhet të krahasosh të pakrahasueshmen. Protestat që kemi bërë kanë patur efektin e tyre madhor në botë. Janë këto protesta të cilat kanë rezonuar në kancelaritë e botës se shqiptarët janë ngritur kundër korrupsionit të Lubi Ballukut dhe Edi Rams. Imagjino pa këto protesta si do të dukeshim ne shqiptarët, një komb i shtypur nga korrupsioni. Këto protesta mbrojtën dinjitetin e kombit shqiptar.


