“Video erotike?” Berisha: Do t’i dorëzoj edhe në SHBA, gratë socialiste u shqetësuan sikur të ishin ato

Pasi doli nga salla e kuvendit, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama kishte porositur deputetet e PS-së për të sjellë në qendër të debatit akuzat e tij për video erotike.

Ai tha se materialet dhe dokumentet që ka nënë zotërim për këtë çështje ai do t’ua dorëzojë komisioneve hetimore këtu dhe në SHBA.

Berisha: Edi Rama i damkosur me skandalin McGonigal, kishte bindur zonja e PS-së në kuvend se akuzat e mia dhe skandali nuk kishte në epiqendër Edi Ramën, por disa afera në pubet dhe klubet e Tiranës. Po nuk kishte turp më të madh për disa deklarata që i kam bërë në konferencë shtypi në takim me gazetarët dhe të shpreheshin sikur ishte secila prej tyre e akuzuar. Ua thash se çdo të thënë do t’ua dorëzoj komisioneve hetimore këtu dhe në SHBA. Bëhet fjalë për dokumente.

Në natyrën time nuk keni parë publike në Facebook asnjë video apo foto të karakterit erotike, sepse nuk merrem me to. Në këtë rast, fakti që reaguan kaq fuqishëm më bën që të hetoj edhe 3 herë më shumë në çdo drejtim. Unë kam fakte, se nuk flas pa fakte dhe nuk bëj deklarata. Ky reagim kolektiv i këtyre zonjave socialiste më bën të kuptoj se e kanë mizën pas veshit.

Unë do hetoj edhe 10 herë më shumë për ti shkuar deri në fund edhe kësaj piste terësisht terësore. Problemi kryesor është Edi Rama, jo ngjarjet në pabet e Tiranës. Opozita ja ku e ka popullin, populli do të flasë. Jam shumë i kënaqur, janë heronj të vërtetë dhe janë të gatshëm të futen në sallë kur ta konsiderojnë oportune. Ne jemi paqësorë. Mund të futen në grevë urie psh. Kjo sonte ishte për Guinness. Edi Rama kërkon ta paraqesë McGonigal si turist seksi në Shqipëri por unë nuk do ta pranoj një gjë të tillë.

EMISIONET