Spiropali: Revolucioni do njerëz që ju nuk i keni doktor!
Në një kohë kur opozita po protestonte jashtë mureve të Parlamentit dhe brenda në sallë deputetët e PD po bënin rezistencë, Taulant Balla i kërkoi Nikollës të ndërpriste seancën sepse po pamundësohej për shkak të sjelljes së deputetëve të PD.
Në fjalën e saj Elisa Spiropali drejtuar kreut të PD Sali Berisha tha se, nuk i ka njerëzit për të bërë revolucioni për të cilën ai thotë se do të bëjë.
"Revolucioni do njerëz, bindje që ju nuk i keni doktor. Populli ju rezervon një vend të veçantë. Mblidh mendjen se nuk bëhet kështu", u shpreh Elisa Spiropali.
