PROTESTA/ Balliu takimet me qytetarët e Kombinatit: Qeveria i ka braktisur qytetarët

PROTESTA/ Balliu takimet me qytetarët e Kombinatit: Qeveria i ka braktisur

Një tjetër dëshmi e qartë e dështimit të qeverisjes aktuale vjen nga Kombinati, shkruan deputeti i PD, Klevis Balliu në një reagim të tij në rrjetet sociale.

Sipas deputetit, Kombinati është një zonë e lënë prej vitesh në harresë dhe mjerim ekonomik.

Takimi me qytetarët nxori në pah kontrastin e thellë mes luksit të pushtetarëve dhe realitetit të hidhur që përjetojnë banorët: varfëri ekstreme, papunësi dhe mungesë totale e vëmendjes shtetërore, shkruan Klevis Balliu.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu: 

PROTESTA/ Balliu takimet me qytetarët e Kombinatit: Qeveria i ka braktisur

Sot, në takim me qytetarët e Kombinatit një zonë e braktisur prej vitesh dhe e lënë në mjerim të thellë ekonomik.

Ndërsa pushtetarët notojnë në luks dhe pasuri të pamerituar, Kombinati po shkatërrohet nga varfëria ekstreme, papunësia dhe mungesa totale e vëmendjes shtetërore.

Kjo është pasqyra reale e një pushteti që pasurohet mbi kurrizin e qytetarëve dhe lë komunitete të tëra në harresë.

EMISIONET