"Propozimi i harruar që mund të kishte ndryshuar Shqipërinë"/ Haxhimali: Draftet e hershme, më të avancuara se ato që u zbatuan

Në emisionin “Drejt”, Agron Haxhimali, drejtor i Institutit të Bashkive, foli mbi debatet e reformës territoriale të vitit 2014 dhe një propozim alternativ që nuk u zbatua.

Haxhimali shpjegoi se draftet e para të reformës, të diskutuara me figura si Ben Blushi, ishin më serioze dhe parashikonin ruajtjen e strukturës me 65 bashki, duke shmangur shkrirjen masive të njësive vendore.

Sipas tij, propozimi u mirëprit në atë kohë nga kolegë socialistë, kryetarë bashkish dhe deputetë, përfshirë edhe kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta.

"Kam qenë një nga zërat që kam çuar propozime konkrete në Parlament. Propozimi për të mbajtur 65 bashki ishte mirëpritur dhe konsiderohej serioz."-tha Haxhimali.

Ai shtoi se, pavarësisht mirëpritjes fillestare, përfundimisht u zgjodh rruga tjetër, duke krijuar 61 bashkitë aktuale, dhe se arsyeja e shpërfilljes së alternativës mbetet ende e paqartë.

"Draftet e hershme ishin shumë më të avancuara se ato që u zbatuan. Shkrirja e njësive vendore ishte një zgjidhje që unë e kundërshtova."-u shpreh ai.

Lidhur me debatet e vazhdueshme mbi pushtetin vendor, Haxhimali tha se diskutimi mbi alternativën e vitit 2014 mund të ndihmojë për të kuptuar vendimet e sotme në administrimin lokal.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS: 

EMISIONET