‘Problemet e njerëzve, pa zgjidhje prej vitesh’/ Igli Cara takon banorët e Shkozetit: Më 14 Maj bëjmë ndryshimin
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka takuar sot banorët e Shkozetit, ku ka dëgjuar nga afër problemet me të cilat ata hasen prej shumë kohësh.
Në Facebook, Cara ka ndarë fotot e takimit, ndërsa thekson se problemet e tyre janë të prekshme.
Ai premton se pas 14 majit, kur edhe do të bëhet ndryshimi, do të kete kujdes dhe vëmendje të shtuar për hallet e tyre.
“Në Shkozet, problemet dhe shqetësimet e njerëzve janë të prekshme dhe pa zgjidhje prej vitesh. Në 14 maj bëjmë ndryshimin. Vëmendje dhe kujdes për hallet e tyre. Qyteti je ti”, shkruan Cara.