“Më 14 maj, ndëshkojmë me votë indiferencën”, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kurbinin: Besim absolut se fitorja do të jetë plebishitare

“Më 14 maj, ndëshkojmë me votë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kurbinit, ka takuar sot banorët e Fushë Mamurrasi, për t’u njohur me problematikat e tyre dhe për t’u paraqitur programin e tij.

Behar Haxhiu shprehet se me 14 maj, qytetarët do ta ndëshkojnë me votë indiferencën dhe diskriminimin në investime.

“Në 14 maj Fushë Mamurrasi do t’a ndëshkojë me votë, indiferencën dhe diskriminimin në investime.

Pjesëmarrja masive në takimin që zhvilluam sot me banorët e zonës, së pari më nderon mua dhe ekipin tonë të madh, na jep forcë dhe besimin absolut se fitorja do të jetë plebishitare.

Banorët e Fushë Mamurrasit përqafuan masivisht programin tonë, i cili e projekton Kurbinin e 4-vjeçarit të ardhshëm me më shumë investime në infrastrukturë, me rritje ekonomike të konsoliduar dhe turizëm më të zhvilluar.

Vota pro ndryshimit në 14 maj është votë kundër shpopullimit dhe votë pro Kurbinit që duam”, shprehet ai.

EMISIONET