“Zhvillimi i Vlorës, ashtu si i ka hije!”, kandidati i PS takohet me banorë e pronarë biznesesh në bregdet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2023, 22:22
Kandidati i Partisë Socialiste për Vlorën, Ermal Dredha, është ndaluar sot në lagjen Partizani, ku ka takuar banorët dhe pronarët e disa prej bizneseve në zonë.
Ai shprehet se zhvillimi i Vlorës dhe i të gjitha lagjeve do të vazhdojë, duke shtuar se ky është qëllimi i tyre i vetëm.
“Me banorët dhe bizneset e zonës së Lagjes Partizani, Rajonit 1 në Vlorë aty ku transformimi vazhdon dhe nuk do të mungojë as në mandatin e ardhshëm.
Vetëm Përpara, me një qëllim: Zhvillimin e Vlorës ashtu si i ka hije!”, shkruan ai.