Presidenti Begaj dhe kryetari i Kuvendit urojnë gratë për 8 Marsin: Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar të gjitha gratë dhe nënat për 8 Marsin.
Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se “me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit”.
“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave shqiptare! Me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit. Respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë”, shkruan Begaj.
Urim ka përcjellë edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi:
“Mirënjohje dhe respekt për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare për kontributin, forcën dhe përkushtimin e tyre, si një faktor progresi në familje, në shoqëri dhe në zhvillimin e vendit”, shkruan Peleshi në Facebook.
