Ç’po ndodh me “Zgjedhoren”? Kume: Ekspertët, të fokusuar tek konvertimi i votave në mandate. Ndryshimet në Kod për kushte dhe standarde zgjedhore
Për ish-kryetari e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume theksoi se ndjesia e publikut është se palët politike në vend e kanë lënë pas dore reformën zgjedhore.
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Kume u shpreh shpresë-plotë se palët i kanë të gjitha mundësitë që këtë reformë ta resalizojnë në afatet e kërkuara.
“Perceptimi është një tjetër gjë dhe realiteti është një gjë tjetër. Për ta justifikuar këtë, mund të them që Kuvendi ka ngritur një strukturë të posaçme që është ai grupi i dialogut, ku puna e parë që i është ngarkuar është pikërisht reforma zgjedhore.
Ne dimë që pranë këtij funksionon një grup ekspertësh që kanë marrë detyrën për të draftuar propozimet konkrete për këtë reformë.
Ndryshimet që duhen bërë në legjislacionin zgjedhor për të mirë-rregulluar gjithçka që trajton ky legjislacion problemin e konvertimit të votave në mandate.
Pra pjesë shumë thelbësore dhe të sistemit të cilat lkështu siç i kemi aktualisht kanë krijuar probleme të shumta.
Po ashtu, edhe partitë e vogla janë të angazhuara në procesin e draftimit të kësaj reforme, si palë tejet të interesuara kur bëhet fjalë për reforma.
Dhe këtu duhen ndryshime në Kodin Zgjedhor për të krijuar procese zgjedhore me kush dhe standarde të larta. Dhe kjo do të kërkojë pasqyrimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Dhe po ashtu të bëhen ndryshime në legjislacionin zgjedhor të atyre që njihen si shkaktare të funksionimit të demokracisë përfaqësuese, që kanë të bëjnë me mënyrën se si zbatohet sistemi proporcional rajonal, mënyra se si përfaqësohet vota e shqiptarëve, apo edhe të emigrantëve”, u shpreh eksperti i çështjeve zgjedhore në vend, Kristaq Kume.



