PD mbledh grupin parlamentar një ditë para seancës së të enjtes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2026, 13:14
PD mblidhet për rendin e ditës, diskutohet votimi për arrestimin e Ballukut
Sot në orën 13:00 pritet të nisë mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku do të diskutohet rendi i ditës.
Deklaratat e fundit të Sali Berishës kanë paralajmëruar se në ditën e seancës plenare, ndër pikat e rendit të ditës do të jetë edhe votimi lidhur me kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e arrestimit të Ballukut.

