PD e feston e ndarë 33-vjetorin, Berisha dhe Basha mbledhin mbështetësit në 2 vende të ndryshme

Në 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike demokratët festuan të ndarë! Lulzim Basha kishte mbledhur qindra mbështetësit e tij në pallatin e kongreseve, ndërsa në një festë më të vogël Sali Berisha i kishte ftuar mbështetësit e tij në një hotel në kryeqytet!

Sali Berisha dhe Lulzim Basha festuan të ndarë 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Basha kishte ftuar qindra mbështetës të tij në pallatin e Kongreseve.

Para gazetarëve Basha nuk foli, por pyetjes se “e kujt është partia demokratike” Basha iu përgjigj përpara demokratëve që e mbështesin atë.

Ndërkohë Sali Berisha pak orë më vonë në një pritje më të vogël kishte ftuar mbështetësit e tij në një hotel në kryeqytet.

Edhe këtë herë vëmendjen e tërhoqi Argita Berisha e cila e shoqëroi babain e saj në këtë ngjarje.

Për Sali Berishën vitet më të rënda për demokratët kanë qenë 2013 kur pd humbi pushtetin pas 8 vitesh dhe viti 2021 kur partia u përça.

Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë prej vitit 2021 kur Sali Berisha u shpall non grata nga shtetet e bashkuara të Amerikës, ndërsa ai pretendon se e udhëheq PD, ndërkohë edhe Lulzim Basha pretendon se ai është drejtuesi legjitim i partisë, ndërsa çështja është në 3 gjykata në vend, përfshirë gjykatën e lartë!

EMISIONET