“Partizani” në GJKKO/ Dëshmon ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite

Ka nisur gjyqi i themelit për dosjen “Partizani”. Në seancën e sotme, ashtu si në herët e tjera, nuk ishte i pranishëm në sallë Sali Berisha.

Në gjykatë është paraqitur si dëshmitar ish-ministri Ylli Pango, i cili është marrë në pyetje nga SPAK për rrethanat e periudhës kur ka ushtruar detyrën.

Gjatë dëshmisë së tij, Pango deklaroi se ngjarjet datojnë rreth 18 vite më parë dhe se është e vështirë të kujtojë detaje apo dokumente konkrete pa u referuar materialeve të kohës.

Ai tha se ka shërbyer në disa sektorë dhe se kujtesa e tij për disa vendime administrative është e kufizuar.

Nga ana e prokurorisë së SPAK, pyetjet u fokusuan në administrimin e pronave dhe nëse janë bërë hapa konkretë për marrjen në administrim të territorit në atë periudhë.

Diskutimet në sallë: 

SPAK nis pyetjet: Na sqaroni në çfarë periudhe keni ushtruar detyrën e ministrit të Kulturës.

Pango: Nga marsi 2007-2009. Kjo histori daton 18 vite më përpara. Është shumë e vështirë të mbash mend një dokument, një ligj, nëse nuk ka një shkak të madh për ta mbajtur mend. Në media janë publikuar disa dokumente qe më kanë rifreskuar kujtesën. Unë nuk mbaj mend saktësisht, sepse kam punuar në 4 sektorë. Mund të mbaj mend një ligj që kam qenë vetë iniciator, ndërsa këtu di këtë: thuhet që një pjesë mirë e klubit ka qenë e zaptuar nga individë në atë kohë. Unë jam rritur në atë lagje, di që dhe pishina nuk funksiononte.

Ylli Pango: Nëse vjen një dokument dhe thotë, ky është pronari, të privatizoje pronat në atë kohë ishte një objektiv i madh. Por po ju them se nga kompetencat është një vendim nul. Këtu jam për bashkëpunim jo për tu kapur. (Shikon shkresën), ju thash jam dakort. Këtu lejoj dhënien me konçesion, por nuk përjashton faktin që mund edhe të privatizohet nga pronarët e ligjshëm. Meqë është ligj që përfshin edhe koncesionet edhe pronarët privat ky vendim për konçesionin nuk përjashton pronarin privat.

Këtë iniciativë nuk e kam marrë unë shprehimisht, sepse mua nuk më ngacmonte diçka hajde e bëjmë shpejt, siç më ngacmonte përshrmbull urgjenca për të shpëtuar trashëgimitë kulturore, nga prushja e monumenteve të kulturës. Mendoj se është një iniciativë dhe më vonë vendim qeverie. Nga leximi i medias unë nuk kam marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë.

EMISIONET