Personi që dha “ok” për privatizimin e “Partizanit”, Lubonja: Letrat ishin në rregull! Më pas u punësua shefe nga “Kontakt”-i që ndërtoi kullat

Në gjyqin për aferën Partizani dëshmoi edhe Tetis Lubonja, ish-përgjegjësja që firmosi për privatizimin e klubit shumësportësh. Vetë Lubonja, në dëshminë e dhënë në SPAK për këtë çështje ka pranuar që “Partizani” ishte ndër dosjet e para që iu dha Agjencisë së Kthimit të Pronave për të punuar me prioritet.
SPAK thotë se kjo Agjenci ka shqyrtuar me shpejtësi të pajustifikuar, kërkesat e pesë familjeve të njohura pronare, në krahasim me kërkesat e qytetarëve të tjerë, duke pasur parasysh ngarkesën dhe volumin e dosjeve që kishte.
Gjatë dëshmisë së saj në GJKKO, Lubonja tregoi se në vitin 2006 kishte nisur punë pranë Agjencisë së Kthimit të Pronave, ku iu caktua të merrej me shqyrtimin e dosjeve të pronarëve.
Procedura për kthimin e pronave te çështja Partizani, filloi më 17 janar 2007 dhe Tetis Lubonja pati dëshmuar në SPAK se dosjet e pronave për pesë familje u trajtuan me prioritet, duke u shqyrtuar për një periudhë prej rreth dy muajsh nga fillimi i procedurës.
Para trupës gjykuese, Lubonja deklaroi se kishte zbatuar procedurat ligjore dhe se detyrat i merrte nga eprorët, ndërsa verifikimet në terren kryheshin nga specialistët përkatës.
Dëshmia e Tetis Lubonjas në GJKKO
"Përveçse janë figura publike, me Jamarbërin kemi qenë brez i njëjtë kemo qenë në takime për tema ambienti dhe mjedisore. Për pak kohë kam qenë part time 6 muaj e punësuar tek kompania “Kontakt”. Kam qenë në 2006 pranë agjensia e kthimit të pronave. Kam qëndruar 10 muaj.
Njihja nga familja Llagami, Rudina Llagami. Kam shumë vite që punoj në administratë gjithmonë respektoh hierarkinë dhe kam ndjekur hirearkinë dhe procedurat. Ky territor me sa mbaj mend kemi vepruar mbi një dokument që i njihte si ish-pronar, mbi bazën e përgjigjes së një sërë institucionesh, kemi bërë veprimet përkatëse tonat ligjore. Në terren kanë qenë specialistët e sektorit, vetë personalisht jo. Ka kaluar shumë kohë, kanë qenë arkivat e shtetit, kadastrat që u jemi drejtuar ministrive përkatëse…. Di që kishte një person që në atë kohë ishte shumë i interesuar ta privatizonte. Jam juriste, besoj shumë tek të drejtat e njerit, kam gjykuar gjithë jetën se kjo e drejtë është bazë e demokracisë, dhe mbi këtë bazë kam bindjen që ish-pronarët kanë të drejtat e tyre. Jam ankuar tek eprorët e mi për këtë person që vinte shpesh dhe bënte presion. Nuk kemi bërë kallëzim penal.
Mbaj mend duke qenë se agjensia sapo ishte krijuar, ishin dhe proceset e kompensimeve dhe nuk kishin përfunduar aktet ligjore, vetëm shqyrtonim dosjet. Pasi u miratuan aktet nënlighore kemi nisur procedurat e kthimit të pronave. Ky personi që paraqitej kishte një konkurencë mes pronarëve dhe këtij personi për ta përfituar, ishte kundërshtar i pronarëve. Asnjëherë sjam kontaktuar për këto kërkesa apo të më jetë bërë presion nga ish-pronarët. Me z. Berisha nuk kam asnjë kontakt përveçse televizorit. Lidhur me dokumentat e paraqitura nga ish-pronatëtx kanë qenë dokumenta të vjetër dhe të verifikuar nga arkiva e shtetit, mbaj mend që kanë qenë super korrekte, në detajet kur bëhej fjalë për saktësinë e dokumentave isha strikte, ju them se kam fjetur rehat për plotësimin e kësaj dosje, as nuk do më shkonte mendja se do gjendesha një ditë në këtë prpces gjyqësor.
Tek “konakti” kam punuar shumë më pas, vetën disa muaj 5 ose 6 muaj. Arsyeja doja të mblidhja eksperienca edhe në sektorin privat, pse jo të shkëputesha pak kohë nga sektoru shtetëror. Me Fatmir Bektashin kam patur kontakt si palë e interesuar. Kaq, për mbarëvajtjen e procedurave si me çdo subjekt tjetër, aty kishte valë e radhë njerëzish. Kurrë asnjë presion nga z. Bektashi. Punësimi aty ka qenë interes personal, kam kontaktuar si individ dhe respektin që kam krijuar me të gjatë njohjes gjatë procedurave. Mënyra si njerëzit të drejtohen ka të bëjë shumë. Smë është premtuar ky pozicion pune kurrë nga z. Bektashi kur ka plotësuar procedurat për pronat"
PYETJE-PERGJIGJET
Prokurorja: Cilin të pandehur njihni, ku dhe kur i njihni?
Tetis Lubonja: Janë figura publike. Me Malltezin kemi bërë aktivitete për mjedisin.
Prokurorja: Me shoqërinë “Kontakt”, keni pasur kontakte?
Tetis Lubonja: Kam punuar disa muaj. Për pak kohë kam punuar, 6 muaj part-time te “Kontakt”. Kam qenë në vitin 2006 te Agjencia e Kthimit të Pronave. Kishte disa vende pune dhe aplikova.
Prokurorja: Në kohën kur ju keni qenë aty, u janë kthyer prona shumë familjeve. Ju kujtohen procedurat? I njihni?
Prokurorja: Si keni nisur me shqyrtimin e dosjeve?
Tetis Lubonja: Detyrat i merrja nga eprorët. Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja qëndronte në dy sektorë, juridik dhe grafik. Këto territore kanë qenë të njohura si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur procedurat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor.
Prokurorja: Verifikonit në terren?
Tetis Lubonja: Shkonin specialistët e territorit.
Prokurorja: Në këtë kthim prone, ka pasur objekte sportive?
Tetis Lubonja: Po, Klubi Partizani. Kishte një person që ishte i interesuar në atë kohë, kërkonte privatizim.
Tetis Lubonja: Vinte në institucion një individ. Nuk e denoncuam. Kërkonte privatizimin.
Klodiana Gjyzari: Vinte dikush që interesohej. Kishte lidhje me ish-pronarët?
Tetis Lubonja: Nuk e mbaj mend si emër kush ishte.
Tetis Lubonja: Aty kishte konkurrencë mes pronarëve. Ishte kundërshtar me pretenduesit e tjerë. Nga ish-pronarët nuk kemi pasur presione, as komunikime fare. S’kam asnjë kontakt me Berishën, veç në TV e kam parë.
Klodiana Gjyzari: Kishte mangësi në dosje?
Tetis Lubonja: Kanë qenë dokumente të vjetra dhe të verifikuara. Kam fjetur rehat për këtë dosje. Dokumentet ishin shumë të sakta.
Klodian Skënderi: Vendimi kontrollohej nga hallkat e mësipërme?
Tetis Lubonja: Po. Ishte Agjencia Qendrore. Në çdo rast, ne ishim shkalla e parë, ndërsa vendimi ynë vlerësohej prej tyre. Çdo dokument vlerësohej.
Sokol Hazizaj: Fatmir Bektashi, ju ka bërë ndonjë presion përpara se të punësoheshit aty?
Tetis Lubonja: Jo, fare. S’kam pasur asnjë njohje. Fillova punë sepse doja të zhvillohesha profesionalisht.
Jamarbër Malltezi: A kishte vendime për tokën e familjes Begeja?
Tetis Lubonja: Po, ka pasur.
Klodian Skënderi: A keni çuar shkresa për pronarët e tokave?
Tetis Lubonja: Patjetër, kam zbatuar ligjin.
Prokurorja: Çfarë detyre kishit te “Kontakt”?
Tetis Lubonja: Shefe juridike.
Prokurorja: Familjes Llagami nuk iu kthye prona?
Tetis Lubonja: Ne proceduam me përgjigjen, pasi nuk kishte ardhur një përgjigje pozitive nga një prej institucioneve. Vijuan procedurat me katër familjet e tjera, pasi kishim përgjigje pozitive. Familjes Llagami iu dha më vonë.
Prokurorja: Për presionet, kur jeni pyetur në prokurori, a keni folur?
Tetis Lubonja: Jo për presione, thjesht për bezdi nga vizitat e përditshme.


