Byroja e Kuvendit vendos: Agron Shehaj “ofendoi ministrin”, përjashtohet 30 ditë nga parlamenti!

Byroja e Kuvendit vendos: Agron Shehaj “ofendoi ministrin”,

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti për 30 ditë, pasi pretendohet nga socialistët se kreu i ‘Mundësia’ ofendoi ministrin e Financave, Petrit Malajn.

Ishin socialistët që kërkuan përjashtimin e tij, duke pretenduar se Shehaj i është drejtuar ministrit me fjalën ‘maskara’. Kujtojmë se në seancën e kaluar plenare, pati një përplasje mes Shehajt dhe Malajt. Malaj, i përmendi deputetit kompanitë e tij private, duke i thënë: “Tani do merremi ne me ty”.

Kjo solli reagimin e Shehajt, i cili iu përgjigj nga foltorja: “Po nëse më kërcënon mua këtu në Kuvend, çfarë i bën një qytetari të thjeshtë që del në protestë ti, mor maskara?”.

Me kërkesën e Taulant Ballës dhe një grupi deputetësh socialistë, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e Shehajt.

EMISIONET