Tragjedi në Torino/ Nënë dhe bijë gjenden të pajeta, ja dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare janë gjetur të vdekura në një apartament në Torino.
Në bazë të hetimeve paraprake të autoriteteve përkatëse, dyshohet se bëhet fjalë me një rast vrasje dhe vetëvrasje në të njëjtën kohë, në të cilën nëna ka vrarë vajzën dhë më pas i ka dhënë fund jetës së saj.
Trupat e viktimave u zbuluan nga vajza tjetër 19-vjeçare e familjes, e cila është transportuar në Spitalin Maria Vittoria pasi kaloi një gjendje shoku.
Shërbimi i emergjencës mjekësorë bëri ndërhyrje të menjëherëshme në vendngjarje dhe kreu përpjekjet për reanimimin e 13-vjeçares të cilat fatkeqësisht rezultuan pa sukses.
Sipas raportimeve , mësohet se gruaja ishte ndarë nga bashkëshorti prej disa kohësh dhe jetonte vetëm në apartament së bashku me dy vajzat e saj.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa vazhdojnë hetimet nga forcat policore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

