“18-orë bisedime intensive” - Liderët iranianë lënë Zvicrën, negociatat vijojnë në nivel teknik

“18-orë bisedime intensive” - Liderët iranianë

Delegacioni iranian që merr pjesë në bisedime me Shtetet e Bashkuara është larguar nga Zvicra dhe po kthehet në Teheran pas 18 orësh negociatash intensive.

Delegacioni, i udhëhequr nga kryenegociatori Mohammad Bayer Ghalibaf , la ndërtesën ku u zhvilluan bisedimet pas rreth 18 orësh konsultimesh dhe kontaktesh intensive.

Ndërkohë, Irani thotë se u zhvillua vetëm një “diskutim i shkurtër” me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor, duke këmbëngulur se negociatat thelbësore mbi këtë çështje nuk kanë filluar ende.

“Një nga çështjet e ngritura nga delegacioni amerikan ishte prezantimi i qëndrimeve të tij mbi çështjen bërthamore”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai.

“Pati një diskutim shumë të shkurtër mbi çështjen bërthamore, por nuk u diskutuan detaje dhe nuk mund të thuhet se kanë filluar negociatat mbi programin bërthamor”, shtoi ai.

Pasi delegacioni iranian u largua nga bisedimet në Burgenstock të Zvicrës, delegacionet nga Shtetet e Bashkuara , Katari dhe Pakistani mbeten në vend për momentin, megjithëse pritet të largohen së shpejti.

Delegacionet do të lënë pas ekipe teknike, të cilat do të vazhdojnë diskutimet gjatë gjithë javës.

EMISIONET