“PARTIZANI”/ Berisha zbaton masën e sigurisë, shtrëngime duarsh në derën e SPAK-ut dhe lexon mesazhin që i la Dumanit
Kryedemokrati Sali Berisha këtë të hënë është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masësë së sigurisë të vendosur ndaj tij nhga ana e GJJKO lidhur me dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.
Si çdo herë që Berisha shkon në SPAK ai është pritur nga mbështetës dhe militantë të Partisë Demokratike me të cilët shtrëngoi duart dhe u përshëndet.
Me të mbaruar detyrimin e tij të paraqitjes, Berisha në një prononcim për mediat lexoi mesazhin që i la propokurorit të posaçëm Altin Dumanit, të cilin e cilësoi si një armik të egër të pluralizmit dhe Kushtetutës.
“Altin Troplinit, Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra. Krimet antikushtetuese elektorale të dëshmojnë se je një armik i egër i pluralizmit, Kushtetutës dhe ligjit.
Ky ishte dedikasa që i lashë unë sot për Altin Troplinin. Doni të dini se ç’pashë aty unë? Call-center. Kishin hapur një call-center. Forex. Komandonte Altin Troplini.
Dështuan operacionin dyvjeçar, nuk e dështuan plotësisht se nuk arritën, por dekonspiruan operacionin dyvjeçar të një grupi gazetarësh hetimorë ndër më të shkëlqyerit në Europë.
Ky treg është një nga tregjet më kriminale në Ballkan, në Europë dhe në botë.
Janë dyqind sipërmarrje, të cilat të patronuara siç dihet nga Olsi Rama, ortaku i Amant Josifit, të cilat ditë e natë vjedhin qytetarët e huaj me mashtrime.
Mashtrojnë qytetarët dhe call-centeri i cili u kontrollua, sipas hetimit që kanë bërë me agjentët e vet, vidhte në muaj të paktën 30 milionë euro me mashtrim.
Kjo veprimtari kriminale është absolutisht e tëra në mbikëqyrjen e narko-policisë.
Njëlloj si dikur, për çdo rrënjë kanabis paguhej tarifa prej 300 eurosh kur ato ishin të shëndetshme, se jepnin 1 mijë euro fitim, çdo qendër, për çdo kompjuter, paguan tarifa zyrtarëve të policisë, të cilët mbyllin sytë ndaj veprimtarisë së tillë ku mashtrohen dhe vidhen qytetarët e vendeve të tjera.
Në këto qendra ushtrohet një mashtrim masiv i qytetarëve fatkeqë që besojnë, ku u thuhet sille shumën se do marrësh kaq, ke humbur në bursë, do gjejmë kaq, etj me radhë. Është pra kjo veprimtari e shtetit mafioz.
Ju e patë, kati i 13-të ku agjentët e Hijenës kanë punuar dy vite aty dhe u kanë dhënë çdo informatë ekipit që hetonte, kanë të gjitha fotot dhe videot, dhe dokumentet për veprimtarinë, ata kur shkuan e gjetën të boshatisur dhomën sepse kishin hequr të gjithë kompjuterët.
Çka vërteton edhe njëherë deklaratën e prokurorit të antimafies të Napolit, i cili thotë se Shqipëria është më keq se narko-shtet. Është më keq se narko-shtet, thotë, sepse të dekonspirojnë çdo gjë. E pamundur të sosësh një hetim.
Ja, ky është fakti se kur autoritetet gjermane sollën për Amant Josifin dokumentet dhe doli Olsi Rama patron i tij, Altin Troplini nuk hapi çështje penale ndaj tij.
Kur Amant Josifi e gjetën autoritetet spanjolle se ishte në Dubai, Amant Josifi përsëri nuk u shpall në hetim nga Altin Troplini sepse ishte ortak me të Olsi Rama. Pra, kjo quhet një veprimtari kriminale e gjeneralizuar e narko-shtetit”, u shpreh Berisha.
VIDEO – DEKLARATA E E PLOTË E KRYEDEMOKRATIT BERISHA NGA SPAK


